×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Protesta e Sali Berishës, furgona policie, autoblinda të RENEA-s dhe autobote me ujë, çfarë po ndodh pak metra larg selisë së PD

    Reporteri
    08 Janar 2022 | 10:29

    Policia e Shtetit blindon zonën përreth Parlamentit dhe selisë së Partisë Demokratike.

    15 automjete policie kanë zbarkuar në pjesën e njohur si zona e Akademia e Shkencave, në krah të Parlamentit.

    ‘News24’ tha se përveç këtyre mjeteve, janë 3 autobote me ujë dhe një autoblindë i Forcave Speciale, RENEA, për t’iu paraprirë çdo situate të mundshme gjatë protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha para selisë së PD-së sot në orën 12:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!