×
  • Lajme
  • Lajme

    16 vjeçarja në Pejë lind fëmijë, arrestohet babai i foshnjës

    Reporteri
    11 Janar 2022 | 9:02

    Një vajzë nën 16-vjeçare ka lindur foshnjën në spitalin rajonal të Pejës.

    Policia ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari i cili ishte duke bashkëjetuar me të miturën.

    Me rekomandim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    “Istog 10.01.2022 – 22:00. Është raportuar se në spitalin rajonal të Pejës viktima femër kosovare nën moshën 16 vjeçe ka lindur një foshnje, ndërsa i dyshuari mashkull kosoavr i cili bashkëjeton me viktimën është arrestuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!