×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim për zyrtarin e Ministrisë së Kulturës të arrestuar për ryshfet

    Reporteri
    13 Janar 2022 | 14:03

    Gjykata Themelore e Prishtinës ka njoftuar se i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zyrtatrit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Leotrim Gashi.

    Sipas njoftimit të Gjykatës, ai dyshohet për marrje të ryshfetit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.G. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Marrja e ryshfetit nga neni 421 par 1 të të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.G e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Të pandehurit L.G. paraburgimi i është caktuar në bazë të nenit187 par 1 nen par. 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së”, thuhet në njoftim.

    Gashi i cili është edhe këngëtar i muzikës tallava, është arrestuar para dy ditësh pas ka kërkuar dhe pranuar ryshfet shumën e të hollave prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga Ministria përkatëse.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se shuma që i njëjti ka marrë ryshfet nga dy bizneset është afër 6 mijë euro.

    Gashi i cili është djali i asambleistit të listës së Bekim Jasharit, Azem Gashit, është ndaluar për 48 orë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!