Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sot i janë bashkuar një grup intelektualësh, kryesisht punëtorë të arsimit, nga Malisheva.
Ata janë pritur në selinë e AAK në Prishtinë nga kryetari i AAK dhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, shkruan Reporteri.net.
Vizioni dhe puna e Kryeministrit Haradinaj por edhe qartësia e Aleancës në politikat e vendit, u tha të kenë qenë dy prej arsyeve kryesore të aderimit në AAK të ketij grupi intelektualësh.