Anësori i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, ka bërë të ditur se është fejuar.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Zeneli ka treguar se e dashura i ka thënë “po”, shkruan Reporteri.net.
“Ajo tha po!”, ka shkruar Zeneli teksa ka postuar dy fotografi me të dashurën.
Zeneli ditë më parë është operuar pas lëndimit të rënë që pësoi me Kosovën kundër Malit të Zi.
Sipas klubit francez, ai do të jetë jashtë fushave nga 7 deri në 9 muaj