Një i mitur është vënë nën prangat e policisë në Kukës, pasi u kap me kallashnikov me vete.
Bazuar në informacionet e siguruara nga qytetarët, se një adoleshent qarkullonte me armë zjarri, forcat e policisë kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Në drejtim të fshatit Shishtavec, shërbimet e Policisë kanë konstatuar duke ecur shtetasin e mitur B. P. Pas ndërhyrjes profesionale për të mos krijuar reagime apo dëmtime të palëve, është bërë kapja dhe arrestimi i 17-vjeçarit, i cili mbante me vete një armë zjarri kallashnikov me karikator me fishekë.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbatja pa leje”./TCh
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.