Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 4024 testime nga të cilat 1017 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dy qytetarë të prekur me Covid-19, ndërsa 1254 janë shëruar.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.
Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë- 618. Janë 20.928 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Durrësi 48 vjeçe, një qytetar nga Lushnja 61 vjeç.
Shqipëria deri më tash ka konfirmuar 233.654 raste pozitive, 209.455 persona janë shëruar, 20.928 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.271 pacientë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.