Autoritetet turke kanë vendosur ta ribrendojë imazhin e vendit në botë, e televizioni turk TRT ka treguar se pse po e bënë një gjë të tillë.
Në fillim të këtij muaji, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar ndryshimet duke ndërruar ndërkombëtarisht emrin e njohur si “Turkey” në “Turkiye”.
“Fjala Turkiye prezanton kulturën, civilizimin dhe vlerat e popullit turk në mënyrën më të mirë të mundshme”, thuhet në kumtesën e televizionit turk.
Ndërrimi i emrit të një shteti nuk është diçka e rrallë. Ribrendimi nacional mund të ndodhë për shumë arsye, të prezantohet në një imazh pozitiv apo ndoshta për shkak të politikës.
TRT merr shembullin e Holandës që ndryshoi emrin apo rastin e Maqedonisë, që së fundmi pas negociatave disa vjetore me Greqinë u dakordua për emrin Maqedonia e Veriut.
Irani në vitin 1935 ndërroi emrin, që më herët quhet Persia. Në gjuhën turke, vendi quhet Turkiye. E ky shtet pranoi këtë emër pas vitit 1923 kur edhe e fitoi pavarësinë nga fuqitë perëndimor
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.