×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria subvencionon rritjen e çmimit të rrymës për bizneset, familjeve u kërkon ta kursejnë rrymën, ose mbeten në fatin e çmimeve në bursë

    Reporteri
    18 Janar 2022 | 14:40

    Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë 75 milionë euro subvencionim për shpenzimet e energjisë elektrike, por sipas vendimit, shumicën e subvencionim nga shteti praktikisht pritet ta përfitojnë bizneset. Ndërsa qytetarët për familjet e tyre do të detyrohen të jenë në dorë të rritjes ose uljes së çmimit të energjisë në bursat botërore, ose të reduktojnë shpenzimin e energjisë në më pak se 600 kwh, gjë që për shumicën prej tyre pothuajse është e pamunshme, sidomos gjatë stinës së dimrit.

    Çmimi i energjisë elektrike është vendosur të rritet për 9% për ekonomitë familjare që shpenzojnë deri në 600 kwh, dhe po ashtu 9% për bizneset pavarësisht se sa energji elektrike harxhojnë. Megjithatë kjo rritje prej 9% do të subvencionohet nga shteti, dhe i bie që ngritja e çmimit të energjisë për këto kategori të jetë zero (0%).

    “ZRRE-ja ka propozuar rivendosjen e bllok tarifës deri në 600 KWh për konsumatorët e amvisërisë, si dhe që tarifat e energjisë elektrike të ngritën për 9% për të gjithë konsumatorët komercial dhe konsumatorët e amvisërisë që konsumojnë deri në 600 KWh, ndërsa tarifat për konsumin e amvisërisë mbi 600 KWh do të reflektonin çmimin e importit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë.

    Por, që të thjeshtësohet ky vendim, i bie që bizneset nuk do ta ndjejnë fare rritjen e çmimit të energjisë elektrike, ndërsa shumica e amvisrive, do të detyrohen të pagujanë energji elektrike në bazë të çmimit në bursat ndërkombëtare, e dihet se çmimi në bursa është rritur jashtëzakonisht shumë.

    Praktikisht energji elektrike pa rritje të çmimit do të paguajnë vetëm ato familje që arrijnë të mos shpenzojnë mbi 600 kwh në muaj. Kjo është praktikisht e pamundur sepse i bie që çmimi i rrymës nuk do të u rritet vetëm atyre familjeve që deri sot kanë paguar rreth 35 euro në muaj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Subvencioni i energjisë elektrike nga ana e Qeverisë do të ndikojë që tarifa për konsumatorët biznesor mbetet me 0% rritje, tarifa për konsumatorët shtëpiak deri në konsumin prej 600 kWh mbetet me 0% rritje, ndërsa tarifa e propozuar nga ZRRE për konsumatorët shtëpiak për konsumin mbi 600 kWh të reduktohet, duke pasqyruar çmimin e importit për këta konsumatorë dhe promovuar efiçiencën e energjisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!