×
  • Sport
  • Sport

    Irani e dënon me vdekje boksierin 26-vjeçar, për pjesëmarrje në protestë kundër korrupsionit

    Reporteri
    19 Janar 2022 | 12:53

    Boksieri 26-vjeçar Mohammad Javad është dënuar me vdekje nga një gjykatë në Iran, për shkak se kishte marrë pjesë në një protestë kundër korrupsionit në Iran në vitin 2019.

    Kampioni i boksit u shpallë fajtor për “djegien dhe shkatërrimin e ndërtesave qeveritare” gjatë protestave të nëntorit 2019 kundër korrupsionit ekonomik në atdheun e vet, raporton Gazeta Express.

    Javad ishte arrestuar në shkurt të vitit 2020 dhe dy vjet më vonë u dënua me vdekje.

    Mbrojtja e kampionit të boksit ka thënë se do të ankohet ndaj vendimit me vdekje.

    Dënimi i tij me vdekje vjen pak më shumë se një vit pasi autoritetet iraniane e varën mundësin Navid Afkari në shtator 2020, për shkak të komenteve të tij kundër keqmenaxhimit ekonomik dhe politik të regjimit në vitin 2018.

    Vrasja e Afkarit e nxiti aktivisten dhe gazetaren iranian Masih Alinejad ta nis një fushatë “Të bashkuar për Navid” (#United4Navid).

    Ajo e ka nisur një fushatë tani për t’ia shpëtuar jetën Javadit.

    Alinejad shkroi në Twitter: “Dënim me vdekje edhe për një atlet tjetër në Iran për krimin e protestimit në nëntor 2019”.

    “Mohammad Javad është kampion boksi. Ata e dënuan atë me vdekje për ‘shpërndarjen e korrupsionit në Tokë’”, shtoi ajo.

    “Në dështuam ta shpëtojnë mundësin iranian Navid Afkari. Atletët botërorë mund të na ndihmojnë këtë herë”.

    Ajo përfundoi: “Para se të ekzekutohej Afkari kishte thënë: ‘Republika Islamike po e kërkon një qafë për ta lidhur një litar përreth saj”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!