×
  • Sport
  • Sport

    Mikja e ngushtë e Gjokoviqit: Jeta e tij do të jetë ferr

    Reporteri
    19 Janar 2022 | 17:19

    Ish-tenistja italiane Flavia Penetta beson se jeta e Novak Gjokoviqit në tenis do të jetë një ferr i vërtetë, për shkak të qëndrimit të tenistit serb kundër vaksinimit.

    Gjokoviqit u dëbua nga Australia të dielën e kaluar, duke e humbur mundësinë për të garuar në turneun grand slam Australian Open, dhe rrezikon të mungojë edhe në grand slamin e radhës French Open në Francë, nëse nuk vaksinohet.

    Penetta, e cila e fitoi grand slamin US Open në të njëjtin vit me Gjokoviqit më 2015, ka thënë se tenisti serb është prekur shumë nga vendimi i Australisë për ta dëbuar.

    “Ai nuk është dashur t’i sfidonte rregullat e rrepta për hyrje në Australisë”, tha Penetta, e cila është mike e ngushtë e 34-vjeçarit.

    “Unë mendoj se ai është prekur thellësisht nga kjo. Më siguri ai ka vuajtur shumë nga kjo. Nole është njeri i fortë, por edhe shumë i ndjeshëm”, nënvizoi ajo.

    Ndalimi për të luajtur në Australian Open mund të jetë vetëm fillimi për Gjokoviqin, pasi edhe Franca e ka vendosur një ligj që ndalon hyrjen në vende publik për njerëzit e pavaksinuar.

    Gjokoviq është i pavaksinuar dhe në të kaluarën është shprehur publikisht kundër vaksinës. Penetta beson se serbi nuk do ndërrojë mendjen për vaksinën.

    “I pavaksinuar, jeta e tij do të jetë ferr”, vlerësoi ajo.E pyetur nëse Gjokoviqi do ta ndërrojë mendjen në fund të fundit, Penetta beson që jo: “Ai do t’i qëndrojë besnik besimit të vet, mbase tani më shumë se përpara”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!