Viteve të fundit dukshëm ka rënë numëri i nxënësve në shkollat e Kosovës.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin shkollor 2018/2019 numri i nxënësve ka shënuar rënie në krahasim me atë të vitit 2017/2018.
ASK në statistikat e publikuara tregon që në arsimin parashkollor janë 4 mijë e 99 nxënës. Kurse në vitin e kaluar shkollor ishin 4 mijë e 138 nxënës.
Ndërsa në arsimin parafillorë gjatë vitit shkollor 2018/19 ishin 22 mijë e 51 nxënës. Ndërsa në vitin 2017/18 22 mijë e 721 nxënës ishin në arsimin parafillorë.
Rënie e dukshme e nxënësve vërehet tek shkollat e mesme të ulëta. Gjatë këtij viti shkollor në shkollat e mesme të ulëta ishin 235.161 nxënës, kurse vitin e kaluar shkollor ishin 240.782 nxënës.
Si shkaktar i kësaj rënie të nxënësve mund të jetë rënia e lindshmërisë në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.