Kryedemokrati Lulzim Basha ka theksuar se nuk do të ketë negociata e marrëveshje me Edi Ramën kryeministër.
Ai iu premtoi mbështetësve të opozitës se nuk do t’i braktisin dhe zhgënjejnë.
Asnjë hap pas, Rama ik. Nuk do t’ju braktisim dhe nuk do t’ju zhgënjejmë. Nuk do ta kthejmë kurrë këtë energji, këtë besim, në një kapital për të negociuar në tavolinën e pisët të pazarit politik me Edi Ramën. Jua them sonte qartë dhe prerë: tani që çdokush e di atë që ne 6 vite e denoncuam, se Edi Rama është një hajdut dhe një kriminel gjakftohtë dhe që për karrigen e tij, për pushtetin e tij, për pasuritë e tij të paligjshme, shkatërroi shtetin, ekonominë. Tani që provat janë në sytë e çdokujt, ta dinë mirë se zotimi im i 16 shkurtit qëndron dhe do të qëndrojë në fuqi: nuk ka dhe nuk do të ketë negociata me Edi Ramën kryeministër. Nuk ka dhe nuk do të ketë marrëveshje politike pa dënuar hajdutët e votave. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë marrëveshje politike pa çliruar njëherë e mirë votën tuaj, lirinë tuaj, dinjitetin tuaj”, deklaroi Basha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.