Ushtria japoneze tha se aeroplanët e saj luftarakë u detyruan të ngrihen në ajër pasi dy aeroplanë ushtarakë rusë shkelën hapësirën ajrore të saj.
Ministria e Mbrojtjes tha në një deklaratë më 20 qershor se dy sulmues rusë TU-95 iu afruan ishujve japonezë.
Ministria tha se një nga bombarduesit shkeli hapësirën ajrore japoneze dy herë mbi Ishujt Daito pranë Okinawa dhe pranë ishullit Hachijo, në jug të kryeqytetit, Tokio.
Dy aeroplanë pastaj fluturuan përgjatë Japonisë verilindore dhe ishullit të Hokkaido para se të ktheheshin në Rusi, tha ministria.
Ushtria ruse nuk i ka komentuar menjëherë këto deklarata. Një raport i kohëve të fundit i ministrisë japoneze tha se gjatë periudhës një vjeçare kanë ndodhur më shumë se 340 incidente të tillë ku janë përfshirë aeroplanë rusë dhe 638 incidente me aeroplanë kinezë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.