Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 3 mijë të viktima nga koronavirusi, shkruan Reporteri.net.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se me 2 rastet e vdekjeve nga koronavirusi që u regjistruan dje, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 3 mijë.
Një nga viktimat që u regjistrua dje është një djalë i moshës 20-29 vjeçare nga komuna e Vushtrrisë.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.861 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.747841 doza të vaksinës.
Deri më sot 801.524 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe janë dhënë 44.143 doza përforcuese dhe 12.200 doza të treta të vaksinës kundër COVID-.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.170
Aktualisht, numri i rasteve aktive është 19,519.
Në Kosovë nga e shtuna kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-Covid.
Këto masa përfshijnë kufizimin e lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 05:00, ndërsa edhe veprimtaria e gastronomisë lejohet zhvillohet vetëm deri në orën 21:00. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.