Ditën e djeshme qyteti i Lezhës u trondit nga një ngjarje e rëndë pasi 17-vjeçari F.V vrau me pistoletë 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj, i cili ishte vëllai i vrasësit të babait të tij, që ishte vrarë kura i ishte vetëm 4 vjeç.
Tragjedia ishte thelluar edhe më shumë kur nëna e të riut piu helm sapo mori vesh ngjarjen e rëndë.
Mirëpo humbja e të atit në atë moshë fare të njomë duket se e kishte ushqyer me idenë e hakmarrjes Florianin dhe se krimin e sotëm e kishte planifikuar prej kohësh. Në faqen e tij në instagram, 17-vjeçari shkruan:
“Nuk jam hakmarrës, thjesht të rikthej nderin”.