×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria e vazhdon shtesën 10 përqindëshe, mjekët të pakënaqur

    Reporteri
    26 Janar 2022 | 20:24

    Në mbledhjen e 56-të të qeverisë së vendit u miratua pika e nëntë, e cila iu dedikua sektorit të shëndetësisë.

    Kjo pikë parasheh vazhdimin e shtesave prej 10% të pagës bazë për profesionistët shëndetësorë deri në qershor, në këtë kohë pandemie.

    Por cila është vlera monetare e kësaj shtese?

    Kreu i Sindikatës së Infermierëve dhe Mamive, Përparim Berisha, tregon për Klan Kosova se mjekët, të cilat kanë pagë bazë prej 625 euro, marrin shtesa prej 62 euro, derisa infermierët të cilët janë në dy kategori për sa i përket rrogës bazë, me 377 dhe 425 euro, këto shtesa i marrin në vlerë prej 60 euro.

    I njëjti thotë se e mira e këtij vendimi është se nuk ka dallime brenda stafit shëndetësor.

    Kujtojmë se në fillim të pandemisë, mantelbardhët morën shtesa prej 300 euro, ku më pas u përgjysmuan deri te ky vendim i fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!