Ministria e Brendshme e Serbisë ka publikuar një video të arrestimit spektakolar të një grupi që kontrabandonte marihuanë nga Shqipëria.
Siç shkruajnë mediat serbe, të dyshuarit janë arrestuar gjatë tentativës për ta dorëzuar marihuanën, të cilën e kanë transportuar me furgon në rrugën ndërmjet Tërnocit të Madh dhe një fshati tjetër.
Gjatë kontrollit në lokalet dhe automjetet që ata i përdornin u gjetën 87 pako me marihuanë, të përgatitura për shitje të mëtejshme.
Lënda narkotike thuhet se vinte nga Shqipëria në drejtim të Serbisë.
Sipas mediave serbe, në pranga kanë rënë EN (1972), MA (1987), FL (1993), BS (1982) dhe AT (1953).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.