Çmimet e produkteve ushqimore në Shqipëri vijojnë të rriten ndërsa të ardhurat mbeten në vend.
Sipas të dhënave të INSTAT gjatë muajit maj çmimet e nëngrupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” pësuan rritjen më të madhe prej 3.3 %, pasuar nga grupi “Hotele, kafene dhe restorante”, me 2.1 % dhe “Pije alkoolike dhe duhan” me 1.5 %.
Por përtej kësaj, Eurostat e vlerëson Shqipërinë një ndër vendet më të shtrenjta në rajon për sa i përket produkteve ushqimore ndërsa niveli i të ardhurave mbetet më i ulëti.
Sipas të dhënave të Eurostat niveli i çmimeve është sa 79 % e mesatares së BE ndërsa vendet e tjera të rajonit i kanë çmimet e produkteve ushqimore më të ulëta në një kohë të ardhurat i kanë shumë më të larta se Shqipëria.
Qytetarët ankohen se e kanë të vështirë të përballojnë jetesën ndërsa shprehen se mundohen të blejnë gjërat më të domosdoshme.
Në një raport të mëparshëm Eurostat vlerësonte se qytetarët shqiptarë mbeten më të varfëritë në Evropë dhe në Ballkan. Niveli i të ardhurave për shqiptarët vlerësohet 31% e mesatares së Bashkimit Evropian ,një nivel ky më i ulëti nëse krahasohet me të gjitha vendet evropiane ndërsa në rajon krahasohet vetëm me Bosnje-Hercegovinën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.