×
  • Sport
  • Sport

    Vdes presidenti legjendar i klubit italian

    Reporteri
    01 Shkurt 2022 | 10:37

    Futbolli është në zi pasi presidenti historik i Palermos, Maurizio Zamparini ka ndërruar jetë.

    Zamparini vdiq në moshën 80-vjeçare në spitalin Cotignola, në provincën e Ravenës, ku ishte shtruar prej ditësh.

    Tetorin e kaluar Zamparini mori një tronditje të rëndë nga vdekja e papritur e djalit të tij Armando, 22 vjeç, i cili vdiq në Londër nga një sëmundje.

    Bota e futbollit mban zi për vdekjen e Maurizio Zamparini, i cili ishte fillimisht president i Venezias, të cilën ai e solli në Serie A, dhe më pas president i Palermos nga 21 korriku 2002.

    Ai udhëhoqi rosanero në Serie A deri në kualifikimet e paharrueshme për Kupën UEFA dhe Ligën e Evropës duke sjellë në plan të parë kampionë si Cavani, Pastore, Amauri, Barzagli dhe Dybal .

    Më pas shumë vështirësi financiare çuan në falimentimin e klubit rozanero derisa Zamparini u largua nga bota e futbollit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!