Një automjet u aksidentua paraditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd duke përfunduar në lumin Shkumbin. Vetura është rrokullisur disa herë nga lartësia duke përfunduar në lumë me goma përpjetë.
Tre prej personave që ndodheshin në automjet në momentin e aksidentit, përfshirë këtu shoferi dhe një fëmijë janë shpëtuar ndërsa dyshimet janë edhe për një person të katërt.
Në pamje duken forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë që bëhen “zinxhirë” me njëri tjetrin duke tërhequr lart barelën që mban një prej personave që ndodheshin në automjet në momentin e aksidentit.
Automjeti humbi kontrollin në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit” një zonë mjaft problematike që është bërë shpesh herë burim aksidenti veçanërisht në kohë me shi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.