Është shtyrë për të enjten seanca e Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Shtyrja e seancës që nisi në orën 10:00 të së martës erdhi pas kërkesës së përfaqësuesve të presidentit, të cilët do të paraqisnin pretendimet e tyre.
Por çfarë ndodh nëse Presidenti Ilir Meta shkarkohet?
Në rast se Gjykata Kushtetuese do të vërtetojë pretendimet e mazhorancës, atëherë Ilir Meta do të deklarohet i shkarkuar.
Në të kundërt, presidenti do të qëndrojë në detyrë deri më 29 prill 2022.
Nëse vendoset për shkarkim, Meta automatikisht nuk mund të ushtrojë më asnjë kompetencë dhe rolin e tij e merr kreu i Kuvendit.
Meta është zgjedhur President më 28 prill 2017 me 87 vota, me mbështetjen e PS dhe LSI.
Që në ditën e parë që pranoi të zgjidhej në krye të shtetit, Ilir Meta pohoi se ishte i palumtur, por askush nuk kishte imagjinuar se do të bëhej presidenti i parë në historinë e vendit që shkonte në prag të shkarkimit nga detyra.
Vendimet e Metës (shpesh pro opozitës) janë bërë shkak për përplasje me qeverinë e Ramës.
Marrëdhënia mes tij dhe mazhorancës mori goditjen finale kur në 8 qershor të vitit 2019, përmes një dekreti, Meta vendosi anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
Pavarësisht vendimit, zgjedhjet u mbajtën, por socialistët nuk ia harruan precedentin kreut të shtetit dhe nisën përpjekjet për ta shkarkuar, duke votuar në Kuvend për krijimin e një Komision Hetimor të posaçëm për shkarkimin e tij, me argumentin e tejkalimit të Kushtetutës.
Meta u shkarkua nga Parlamenti më 9 qershor 2021 me 104 vota, 7 kundër dhe 3 abstenim.
Vetëm Meta ka deklaruar se në rast shkarkimi do ta ankimojë vendimin në gjykatat evropiane.
Kushtetuta nuk ka një parashikim eksplicit se si veprohet në rastin e shkarkimit të Presidentit dhe kur nisin procedurat për zëvendësimin e tij.
Parashikimi i vetëm është: Në rast të vërtetimit të pamundësisë, vendi i Presidentit mbetet vakant dhe zgjedhja e Presidentit të ri fillon brenda 10 ditëve nga dita e vërtetimit të pamundësisë.
Ndërkohë, procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit.
Kjo do të thotë se edhe në rast të mos shka