Në seancën e jashtëzakonshme, deputetët e Kuvendit të Malit të Zi nuk e kanë përkrahur rendin e ditës në kuadër të së cilës do të shqyrtohej shkarkimi i zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Nga 76 deputetë, 46 abstenuan, 19 pro dhe 11 kundër. Kryesuesi deklaroi se rendi i propozuar nuk mori shumicën e kërkuar dhe përmbylli seancën e parë të jashtëzakonshme.
Nesër pritet seanca e dytë, në të cilën do të diskutohet për nismën e lëvizjes URA të Abazoviqit dhe një pjese të deputetëve të opozitës për mosbesimin e Qeverisë.
Në rendin e ditës janë dy pika – iniciativa e kryeministrit Zdravko Krivokapiq për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Abazoviq dhe propozimi për zgjedhjen e ministrit të Financave dhe Mirëqenies Sociale Milojko Spajiq për atë pozitë.
Propozimin për shkarkimin e Abazoviqit e ka bërë kryeministri Krivokapiq pasi URA, me mbështetjen e deputetëve të opozitës, ka dorëzuar iniciativën e mosbesimit në Qeveri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.