Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, iu drejtua publikut pasi Kuvendi i Malit të Zi nuk miratoi rendin e ditën në të cilën ishte propozimi për shkarkimin e zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Ka qenë Krivokapiq ai që më herët ka kërkuar shkarkimin e Abazoviqit pasi koalicioni “GP URA dhe CIVIS” dhe deputetët e opozitës kërkuan votë mosbesimi ndaj qeverisë, të cilën deputetët malazezë do ta votojnë nesër.
Për këtë, Krivokapiq ka thënë se e di që nesër nuk do të jetë më kryeministër, duke shtuar se, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, është pajtuar me atë pjesë.
“E di që të nesërmen do të pushoj së qeni kryeministër, sepse zoti Gjukanoviq u pajtua me atë pjesë të koalicionit të përbashkët që u shpreh me vullnetin e qytetarëve më 30 gusht 2020”, ka thënë ai, shkruan Kurir.rs, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Krivokapiq tha se në seancën e sotme të mbajtur, deputetët e kanë penguar atë të mos thotë diçka.
“Kam mbetur në qëndrimin e luftës së sakrifikuar për një Mal të Zi të shëndoshë dhe jetë dinjitoze të qytetarëve”, tha Krivokapiq.
Për të nuk do të thotë, siç thotë ai, a do të jetë kryeministër, por kërkon që qytetarët të shohin kush është kush është në krye të Malit të Zi.
Ai ka theksuar se bashkëpunëtorëve të tij u ka thënë se “maskat do të binin”, por se nuk mjaftoi që vetëm të bien por “të hiqen deri në fund”.
“Kanë rënë maskat, kush dëshiron ta shohë këtë realitet mundet, kush nuk do, nuk duhet”, ka thënë ai.
Krivokapiq tha se “e ka përmbushur amanetin” ndaj njeriut të cilit i ka premtuar se përveç Ligjit për liritë fetare, do të rriten edhe pagat e qytetarëve.
Kuvendi i Malit të Zi nuk e miratoi sot rendin e ditës, ku ishte propozimi për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq
Nisma e kryeministrit për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Abazoviq u ndërmor pasi Lëvizja Qytetare URA, kryetar i së cilës është Abazoviq, ka paraqitur një mocion mosbesimi kundër Qeverisë, për të cilin Parlamenti do të vendosë më 4 shkurt. /Reporteri.net/