×
  • Lajme
  • Rajon

    Katër pjesëtarë të Grupit Kumanova infektohen me Covid-19

    Reporteri
    03 Shkurt 2022 | 21:52

    Katër pjesëtarë të Grupit Kumanova janë infektuar me Covid-19. Kjo është konfirmuar nga Fatmir Reçica përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

    Reçica ka njoftuar se dje ka bërë testin për Covid-19, bashkë me tre shokët e tij dhe të gjithë këta kanë rezultuar pozitivë.

    Gjithashtu, Reçica njoftoi gjithashtu se vaksinat i kanë marrë dhe tutje bëri thirrje të vaksionhen të gjithë tjerët.

    E vaksinën e tretë, Reçica njoftoi se do ta marrë shumë shpejt.

    Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të pjesëtarit të Grupit Kumanova, Fatmir Reçica:

    Sot me daten 03.02.2022

    Pasi që dje bëmë Testin për  Covid 19 rezultatet e 4 shokve bashkëluftetarve të Grupit kumanovës e Bashkëvuajtësit ton, Sot, dolen pozitiv të gjithë ndihem mirë pa ndonje shqetësim. Ne fakt tri – katër ditet e para ishin të pakendshme, pastaj thuajse gati normal si gjithherë.

    Nese shumica e njerëzve e kalojne njejtë këtë pandemi atëher urojë të kalojmë të gjithë sëbashku sa ma lehtë Po duket që vaksinat e kane bërë punen e vet, andaj vaksinohuni edhe me dozen e trete unë për shkak të neglizhences nuk e kam  marre dozen e tretë vetëm se oshtë me kërku vullnetarishtë

    Me respekt!

    Luftëtari i UÇK-së

    Fatmir Reçica nga Burgu i Idrizovës, kati par qelia nr.5

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!