×
  • Sport
  • Sport

    Portieri i Serie A bëhet horë, publikon padashje të dashurën e tij lakuriq

    Reporteri
    04 Shkurt 2022 | 11:35

    Portieri i Atalantas u bë protagonist i një momenti shumë të sikletshëm në Instagram. Detaji nuk u ka shpëtuar vëzhguesve më të vëmendshëm.

    Juan Musso ka organizuar një surprizë romantike për të dashurën e tij Anna Ariaudo , një buqetë të madhe me trëndafila të kuq dhe lule të bardha në dhomë, e rrethuar nga shumë tullumbace të kuqe në formë zemre.

    Krejt këtë befasi ai e ndau në profilin e tij në Instagram duke etiketuar të dashurën me shprehjen “Ti je më e mira”.

    Por, kur bëri foton e befasisë, ai kapi në prapavijë të dashurën e tij që ishte lakuriq, dhe fansat shpejt e vërejtën këtë moment dhe e bën virale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!