Shuma që po paguhen pastruesit e parketit në NBA ka befasuar të gjithë.
Një pastrues parketi në ligën më të fortë në botë në basketboll, NBA, paguhet mesatarisht 80 mijë dollarë në vit.
Madje pastruesit me përvojë dhe stazh raportohet se arrijnë të paguhen edhe deri në 100 mijë dollarë në vit.
Kjo ka shkaktuar një zinxhir reagimesh në rrjete sociale nga fansat e NBA-së por edhe më gjerë, ku shumica e ka konsideruar si shumë të lartë e të lakmueshme.
Madje ka pasur të tillë që si në shaka kanë thënë që do ta ndërronin punën e tyre për të shkuar dhe pastruar parketet në sallat e basketbollit ku luhen lojërat e NBA-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.