×
  • Sport
  • Sport

    Distria fiton dhe synon medalje, eliminohen Gjakova, Loxha dhe Fazliu

    Reporteri
    05 Shkurt 2022 | 13:32

    Distria Krasniqi e ka nisur mbarë në Paris. Por, janë eliminuar Akil Gjakova, Flaka Loxha dhe Laura Fazliu.

    Distria Krasniqi është e vetmja nga xhudistet kosovarë që ka mbetur për medalje në Grand Slamin e Parisit.

    Krasniqi e ka kaluar rrethin e parë pa luftë, derisa në atë të dytë e ka eliminuar Anais Mosdierin.

    Ajo tani do të ketë punë me britaniken, Chelsie Giles.

    Akil Gjakova është përshëndetur me Grand Slamin e Parisit.

    Në kategorinë deri 73 kg, Akili u përball me Shakhran Akhadov nga Uzbekistani në rundin e dytë, pasi kishte fituar të parin.

    Gjakova ishte favorit, por Akhadov realizoi Waza-ari pas një kundërsulmi.

    Akili në raundin e parë të kategorisë deri 73 kilogramë e kishte përballë xhudistin e Algjerisë, Messaoud Redouane Dris. Ndaj tij fitoi pas afro gjashtë minutave luftë me aksion për “Waza-ari”, por tashmë është përsëhndetur me Grand Slamin e Parisit, transmeton express.

    Laura Fazliu është ndalur gjithashtu herët në Grand Slamin e Parisit në xhudo.

    Në luftën e parë në kategorinë deri 63 kg, Laura përballë e kishte japonezen Masako Doi. Lufta ishte e fortë dhe shkoi në kohën shtesë. Japonezja fitoi me mbërthim, duke e zënë në pozitë të papërshtatshme Laurën.

    Edhe Laura, njëjtë si Flaka Loxha, qe gjithashtu u eliminua, në këndin e trajneres e kishte Majlinda Kelmendin.

    Për Majlindën është gara e parë seniore si trajnere.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!