×
  • Sport
  • Sport

    Distria Krasniqi e argjendtë në Grand Slam në Paris

    Reporteri
    05 Shkurt 2022 | 18:14

    Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë, pasi u mposht në finale nga francezja Amandine Buchard.

    Distria e ka nisur nga raundi i dytë garën dhe ka marrë një fitore jo edhe aq të vështirë ndaj francezes, Anais Mosdier.

    Pejania këtë përballje e ka fituar me ‘ippon’ pas vetëm 1:42 minutave lojë, duke siguruar kalimin tutje.

    Në luftën e dytë, xhudistja jonë u ndesh me kundërshtaren nga Britania e Madhe, Chelsie Giles.

    Edhe në këtë përballje, Distria arriti të triumfojë, por në kohën shtesë me anë të një Waza-ari në një luftë që zgjati plot 6 minuta e 26 sekonda.

    Me këto dy fitore, pejania u kualifikua në gjysmëfinale ku u desh të përballet me zviceranen, Fabienne Kocher.

    26-vjeçarja nga Kosova fitoi me anë të një Waza-ari dhe pastaj një ‘Ippon’ pas 57 sekondash luftë dhe kështu siguroi finalen e madhe në kategorinë deri në 52 kilogramë.

    Në finale, Distria u tregua e fortë, por jo e mjaftushme ndaj francezes Amandine Buchard, e cila renditet e para në këtë kategori.

    Xhudistja jonë u mposht në vazhdime me ‘pikë të artë’ nga Buchard.

    Kështu, Distria u desh të mjaftohet me medaljen e argjendtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!