×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Drenicës nxehet keq, i vërsulet gjyqtarit pasi e ndëshkoi me karton të kuq

    Reporteri
    06 Shkurt 2022 | 18:10

    Trajnerit të Drenicës, Tahir Lushtaku, i hipën nervat në disfatën e skuadrës së tij kundër Prishtinës në Kupën e Kosovës, saqë në një çast deshi ta sulmonte gjyqtarin e ndeshjes pasi u përjashtua nga loja për protesta.

    Gjyqtari Mervan Bejtullahu e përjashtoi nga loja Lushtakun në fillim të vazhdimeve të takimit të 1/8 së finales në kupë, pas protestave të tij të vazhdueshme.

     

    Lushtaku s’u pajtua me vendimin e tij dhe iu vërsul Bejtullahut, para se të ndalej ng ndihmësit e tij.

    Prishtina e mposhti 2:1 Drenicën pas vazhdimeve, duke kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

    Bardhekaltrit fituan me përmbysje falë golave nga Besnik Krasniqi nga penalltia dhe Sadam Sulley në debutimin e tij për Prishtinën, pasi Kreshnik Uka e kishte kaluar Drenicën në epërsi fillimisht në Stadiumin Sami Kelmendi në Lipjan.

    Prishtina ishte buzë rënies nga gara e kupës shtetërore pasi Uka e kishte kaluar skuadrën nga Skenderaj në epërsi në minutën e 61-të, por një penallti në çastet e fundit të ndeshjes e shpëtoi dhe e çoi ndeshjen e 1/8 së finales në vazhdime

    Krasniqi shënoi nga penalltia dhe vetëm dy minuta pas fillimit të vazhdimeve, Sulley e kaloi klubin kryeqytetas në epërsi për herë të parë në ndeshje, e cila ishte e mjaftueshëm për ta siguruar një vend në çerekfinale.

    Ky ishte goli i tij i parë për Prishtinën në ndeshjen debutues, të cilës iu bashkua në janar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!