×
  • Lajme
  • Rajon

    Kandidatja e re për Presidente të Serbisë: Do të luftojmë për çështjen e Kosovës

    Reporteri
    06 Shkurt 2022 | 19:42

    Serbia është para zgjedhjeve presidenciale, derisa gjatë ditës së sotme Milica Gjurgjeviq-Stamenkovski ka zyrtarizuar kandidimin e saj për presidente.

    Ajo ka deklaruar se partia Zavetnici është forca e tretë më e fortë politikë në Serbi.

    Vendimi për kandidimin e saj është marrë në asamblenë e partisë, ku morën pjesë anëtarë të kryesisë, Bordi Drejtues dhe Ekzekutiv si dhe kryetarë të bordeve, si dhe mbi 1 mijë e 200 delegatë të ftuar, transmeton lajmi.net.

    Gjurgjeviq deklaroi se janë të gatshëm për fushatë e që sipas saj prej 10 vitesh nuk kanë hequr dorë nga parimet e tyre programore, që sipas saj është “lufta për çështjet e familjes, ekonomisë dhe çështjen e Kosovës”.

    “Kosova do të jetë gjithmonë pjesë e Serbisë”, shtoi tutje ajo

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!