Ajax ka konfirmuar shkarkimin e drejtorit për çështje të futbollit, Marc Overmars.
Overmars raportohet se iu kishte dërguar kolegeve mesazhe të papërshtatshme që një kohë të gjatë, andaj gjiganti holandez e ka larguar nga pozita, transmeton lajmi.net.
“Drejtori i çështjeve të futbollit Marc Overmars do të largohet nga Ajax me efekt të menjëhershëm. Ai e mori këtë vendim pas diskutimeve të ditëve të fundit me bordin mbikëqyrës dhe shefin Edwin van der Sar dhe ua komunikoi synimet e tij. Një seri mesazhesh të papërshtatshme dërguar disa kolegeve femra për një periudhë të gjatë kohore nënvizojnë vendimin për t’u larguar nga klubi”, shkruhet në komunikatë.
Ndërkohë, edhe Overmars ka deklaruar pas shkarkimit, ku tha se është i turpëruar për gjestet e bëra.
“Më vjen turp. Javën e kaluar u përballa me raporte për sjelljen time dhe si u ka ardhur kjo të tjerëve. Fatkeqësisht, nuk e kuptova që po e kaloja kufirin me këtë, por kjo m’u bë e qartë ditëve të fundit. Papritur ndjeva një presion të madh. Kërkoj falje. Sigurisht për dikë në pozicionin tim, kjo sjellje është e papranueshme. Unë tani e shoh edhe atë. Por është shumë vonë. Nuk shoh zgjidhje tjetër përveç largimit nga Ajax. Kjo gjithashtu ka një ndikim të madh në situatën time private. Prandaj u kërkoj të gjithëve të më lënë vetëm mua dhe familjen time”, theksoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.