×
  • Lajme
  • Rajon

    Presidenti i Maqedonisë e shoqëron në shkollë Ëmblën, e cila u diskriminua për shkak të Down Syndrome

    Reporteri
    07 Shkurt 2022 | 14:33

    Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, e ka shoqëruar sot në shkollë Ëmbla Ademin, nxënësen me Sindromën Down, e cila e kishte e ndërprerë mësimin pasi prindërit e nxënësve që ishin në klasën e saj kishin bërë peticion që Ëmbla të largohet nga klasa.

    Në videon e publikuar nga mediat maqedonase shihet se Pendarovski ka shkuar deri te banesa ku banon Ëmbla, dhe bashkë kanë shkuar në shkollën e saj.

    Para katër ditësh Ëmbla i është kthyer sërish procesit mësimor. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri.

    Vajzës me Sindromin Down nuk i lejohet t’i vijojë mësimet, prindërit e fëmijëve të tjerë nënshkruajnë peticion për largimin e saj

    “Për kënaqësinë time personale dhe akoma më shumë për kënaqësinë e familjarëve të saj dhe mbi të gjitha për kënaqësinë e saj, sot ajo është sërish mes shokëve të klasës dhe jashtëzakonisht e lumtur që vazhdon të marrë njohuri të reja, të përparojë dhe të krijojë miqësi me bashkëmoshatarët e saj”, ka shkruar ministri Shaqiri në Facebook.

    Rastin e Ëmblës e ka bërë publik babai i saj, Ilir Ademi, i cili pati publikuar në Facebook një foto të saj, ku shihej e vetme në klasë.

    Sipas tij, arsye pse ajo gjendet e vetme në klasë është se prindërit nuk i kanë lejuar fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë për shkak të vajzës së tij që është me Syndrome Down.

    Rikthehet në shkollë vajza me Sindromin Down që nuk iu lejua t’i vijojë mësimet, prindërit e fëmijëve të tjerë nënshkruajnë peticion për largimin e saj

    “Sot filloi gjysëmvjetori i dytë për të gjithë fëmijët, nxënësit dhe moshatarët e vajzës time Ëmblën, vetëm Ëmbla jonë nuk e gëzoi këtë ditë sepse dikush ia ndalë këtë ndjesi, që mos të filloj me moshatarët e vet….derisa të gjithë gëzohen se fëmijët e tyre nisën gjysëmvjetorin e dytë, na si prindër të Ëmblës e mendojm kur do të filloj gjysëmvjetori i dytë për Ëmblën pasi që u bojkotua në gjysëmvjetorin e parë nga prindërit ( nënat) e moshatarëve të Ëmblës…me hajër na qoftë”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!