Në Kuvendin e Kosovës ka nisur një seancë e jashtëzakonshme lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike, e thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk është pjesëmarrëse në këtë seancë dhe sipas tij kjo tregon papërgjegjësi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“AAK nuk e ka lëshuar dje sallën, kemi nejt në sallë për të debatuar…sot, LVV e cila nuk është këtu, Grupi Paralamentar më i madh e injoron debatin mbi një çështje e cila ka një rendësi të jashtëzakonshme. Kjo treegon papërgjegjësi, kjo tregon ikjen nga debati, kjo tregon se kjo ka qenë e sinkronizuar me ZRRE”, tha Tahiri.
Tahiri ka njoftuar se AAK ka mbledhur 40 nënshkrime, së bashku me deputetët e LDK-së dhe PDK-së.
Ndryshe, nga sot do të hyjnë në fuqi tarifat e reja të energjisë elektrike të cilat u miratuan të martën në mbledhjen e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).
Bordi i ZRRE-së ka aprovuar dje rritjen e çmimit të rrymës për konsumatorët që tejkalojnë konsumin mbi 800 kilovat.
Këto tarifa do mbesin deri në vitin 2023. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.