Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë fjalimit të tij në Kuvend e pyeti ka pyetur Qeverinë në pushtet se ku është liberalizimi i vizave.
“Ju keni thanë se si të heket UÇK-ja, kanë me na e dhanë liberalizimin. Ku është liberalizimi? Ku jeni? Çka ju tha ambasadorja e Francës?”, tha Haradinaj.
Tutje, ai hodhi dyshime se Vetëvendosje, po krijon fonde të zeza.
“Për shembull, ky e ka dit kush ka qeveris me Kosovën që 20 vjet dhe e ka bë analizën dhe njëra prej tyre ka qenë gjendja me energji. Ku janë ato analiza sot, ku janë ata njerëz që i kanë bërë analizat atëherë. 100 milionë pare të Kosovës shkun në subvencion. Nëse kanë shku 100 milionë, pse po ngritet çmimi? Pse ky kryeministër nuk po duron deri në vjeshtë, deri në dimën tjetër? Unë po ju pyes mos jeni tu kriju fonde të zeza. Ju jeni ka çoni pare te ata që shesin e blejnë energji. Ne e kemi dëgju këtë(fonde të zeza) nga ju”, tha Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.