×
  • Sport
  • Sport

    “Torcida” distancohet nga sulmi që iu bë autobusit të KB Prishtinës

    Reporteri
    09 Shkurt 2022 | 21:25

    Tifozët e Trepçës “Torcida” ka reaguar në lidhje me sulmin që iu bë autobusit të KB Prishtinës.

    Mitrovicasit janë distancuar nga ky sulm.

    “Pas ndeshjes jashtë palestrës në pjesën e kundërt nga ka pas daljen tifo grupi ynë paska ndodhur një incident, më saktësisht është sulmuar autobusi i ekipit Sigal Prishtina me mjete të forta, ku edhe akuzohemi padrejtësisht nga mediat vendore kinse TORCIDA është akter në këtë sulm. Tifo grupi ynë bën me dije që distancohet nga ky incident pasi që ne kemi dal nga palestra menjëherë policia ka urdhëruar të nisemi për Mitrovicë. Për dallim nga disa pseudo tifo grupe ne nuk sulmojmë lojtarë, po harroni që TREPÇËS ju kanë sulmuar lojtarët në parket në Pallatin e Rinis në Prishtinë. Në materialet që po qarkullojnë nëpër media nuk paraqet implikimin e asnjërit anëtar të tifo grupit TORCIDA”, thuhet në njoftimin e “Torcidës”.

     

    Autobusi i Sigal Prishtinës u sulmua nga disa persona me të mbërritur në Pejë, në prag të ndeshje kundër Pejës në kuadër të Kupës së Kosovës.

    Sulmohet në Pejë autobusi i KB Prishtinës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!