Qeveria e Malit të Zi ka publikuar listën e pagave të zyrtarëve publikë për muajin janar të këtij viti.
Bëhet e ditur se tashmë ish-kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq ka marrë pagë neto prej 2300 eurove.
Në të njëjtin raport thuhet se zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq është paguar 1732 euro, ndërsa sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Zana Prasceviq Milaçiq u pagua 1503 euro.
Sipas një dokumenti të publikuar në faqen e Qeverisë së Malit të Zi, zëvendësi i saj, Nikola Kandiq ka fituar 1448 euro në janar, raporton b92.
Shefja e kabinetit të kryeministrit, Ivana Maloviq ka marrë pagën e muajit janar prej 1478 eurove, ndërsa këshilltari i kryeministrit, Dejan Abazoviq rreth 1670 euro.
Këshilltarja e kryeministrit për media, Ananije Jovanoviq, në janar ishte paguar 1410 euro, ndërsa këshilltari i kryeministrit për siguri, Vojo Lakoviq rreth 1740 euro.
Kryenegociatorja e Malit të Zi me Bashkimin Evropian (BE), Zorka Kordiq, mori një pagë neto prej 1,650 eurove në muajin janar.
Përfaqësuesja e Malit të Zi para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, Valentina Pavliçiq, mori një pagë prej pak më shumë se një mijë euro në janar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.