Ka pasur disa përplasje në nëndegë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, madje u përfol edhe për një përleshje në degën e LDK-së në Podujevë – por që u demantua nga partia.
Klan Kosova ka kontaktuar me zëdhënësin e LDK-së, Besian Mustafa, i cili e demantoi përleshjen.
“Nuk ka përleshje, janë mbi 100 njerëz që në një video që është shpërndarë shihen se janë të ndarë grupe-grupe. Nuk kam informata për përleshje verbale, mirëpo mund të konfirmoj se përleshje fizike nuk ka pas”.
“Momentalisht janë duke u numëruar votat pasi që votimi ka qenë në mënyrë të fshehtë, me kuti”, deklaroi Mustafa.
Përleshjen e demantoi edhe një asamblistë i Lidhjes Demokratike në Podujevë, anise i një tjetër nëndege.
Hasan Ajeti, deklaroi se personat që e penguan kuvendin zgjedhor nuk ishin delegatë të asaj dege.
“Në kuvend kanë hyrë edhe njerëz që nuk kanë qenë pjesë e asaj dege, nuk kam informacione nëse janë nga tjera parti mirëpo nuk kanë qenë delegatë të asaj dege”.
“Kryetar është rizgjedh Fidan Azemi, tani janë duke u zgjedhë strukturat dhe delegatët e nëndegës”.