×
  • Sport
  • Sport

    Eriksen: Më kujtohet gjithçka, përveç atyre pesë minutave kur ika nga kjo botë

    Reporteri
    11 Shkurt 2022 | 16:04

    Gjatë një interviste për BBC, Christian Eriksen ka rikujtuar momentet e tmerrshme kur u rrëzua në fushë gjatë ndeshjes mes Danimarkës dhe Finlandës, e vlefshme për Kampionatin Evropian.

    Pesë minuta nga të cilat ai ishte “i ikur nga kjo botë, derisa ju rikthyen rrahjet e zemrës”.

    “Arrij të kujtoj gjithçka, me përjashtim të atyre 5 minutave, pasi vetëm më vonë më thanë se kishin kaluar 5 minuta. Mbaj mend rivënien anësore, topin që më goditi te gjuri dhe më pas nuk e di çfarë ndodhi. Kur u zgjova, e pashë veten të rrethuar nga njerëz dhe fillova të ndjej goditjet në kraharor, por nuk e kuptoja çfarë po ndodhte. Mendoja nëse kisha dëmtuar këmbën apo shpinën dhe nuk dija a do të lëviz më. Vetëm kur hipa në ambulancë, dëgjova mjekët të thoshin se kisha mbetur 5 minuta pa ndjenja”, ka thënë Eriksen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!