×
  • Sport
  • Sport

    Broja dhuron show në “pallatin e ëndrrave”, Southampton i rrëmben një pikë “djajve të kuq”

    Reporteri
    12 Shkurt 2022 | 15:46

    Southampton po kalon një moment fantastik, “shenjtorët” vijojnë ecurinë pozitive, këtë herë duke marrë një pikë në transfertë përballë Man.United. Armando Broja mbetet një pikë referimi, i pazëvendësueshëm tashmë në sytë e trajnerit Ralf Hasenhuttl.

    Ylli shqiptar zbriti si titullar në “pallatin e ëndrrave” duke sfiduar C.Ronaldo me shokë. Broja zhvilloi një tjetër 90-minutësh të madh, duke qenë një rrezik konstant në zonën e “djajve të kuq”. 20-vjeçari tregoi të gjithë potencialin e tij duke “djegur” në më shumë se një herë ata që konsiderohen si mbrojtësit më të mirë në botë, Varane dhe Maguire.

    Broja ishte i pafat në këtë sfidë teksa vetëm De Gea arriti ti mohonte kënaqësinë e golit, të paktën në dy momente të pastra. “Djajtë e kuq” kaluan të parët në avantazh me Sancho në minutën e 21-të ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, Adams barazoi shifrat në 1-1, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!