×
  • Lajme
  • Rajon

    Vuçiq: Nëse mendoni se mund ta blini dikë për 100 euro, atëherë kjo flet për ju

    Reporteri
    13 Shkurt 2022 | 20:32

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është deklaruar së fundi lidhur me kritikat që mori për ndihmën shtetërore për të rinjtë nga 100 euro.

    Vuçiq tha se “nëse mendojnë se mund ta blesh dikë me 100 euro, atëherë kjo tregon shumë më tepër për ta, e jo për atë për të cilin po flasin”.

    Ai tutje diskutoi edhe për ndihmën e dhënë drejt të rinjve.

    “Sigurisht se nëse merreni çdo ditë me problemet e tyre, ju i zgjidhni ato probleme, kjo është një shenjë simbolike e vëmendjes gjatë përballjes me pandeminë, sepse nuk kanë vuajtur vetëm të moshuarit por edhe të rinjtë, për dy vite”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!