Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar edhe një herë për investimet që Serbia po i bën në komunat me shumicë serbe në Kosovë.
Hoxhaj, përmes një shkrimi të bërë në Twitter ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’i dënojë dhe t’i bllokojë këto veprime destabilizuese të Serbisë.
“Serbia vazhdon projektet kolonizatore për të ndryshuar strukturën etnike në veri të Kosovës. Këto veprime të rrezikshme krijojnë tensione, destabilitet, dhe konflikte etnike. BE-ja duhet të dënojë dhe bllokojë akte të tilla destabilizuese menjëherë”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
Ndryshe, sipas planit të qeverisë së Serbisë, investimet më të mëdha do të bëhen për të punësuarit në arsim e në shëndetësi (71 milionë euro), për kompleksin e ndërtimeve “Lugina e Diellit” (25 milionë euro), për “Trepçën” (13 milionë euro), si dhe hapjen e një fabrike të baterive ku sipas planit të tyre aty do të punësohen nga 250 deri në 300 punëtorë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.