Lionel Messi e ka barazuar rekordin e ish-sulmuesit francez Thierry Henry për më së shumti penallti të humbura në historinë e Ligës së Kamionëve, derisa e ka kaluar Cristiano Ronaldon për më së shumti tentime nga penalltia.
Messi i ka humbur 5 nga 23 penalltitë e gjuajtura në këtë garë, të fundit në fitoren e Paris Saint-Germainit 1:0 kundër Real Madridit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të martën, raporton Gazeta Express.
Thibaut Courtois u hodh në krahun e duhur për ta pritur goditjen e Messit nga pika e bardhë, pasi Kylian Mbappe e kishte fituar penalltinë.
Shumicën e kohës së takimit mes dy gjigantëve evropianë, mundësitë e shënimit ishin të rralla, përveç penalltisë së humbur të Messit, me Madridin që ishte i kënaqur duke u mbrojtur shumë mbrapa në Parkun e Princave.
Duke folur pas ndeshjes, Courtois tha se e kishte studiuar se si Messi i gjuan penalltitë.
“I kam studiuar shumë penalltitë e Messit dhe u përpoqa të luaja me të kur isha në vijën e portës. Por duhet të kesh edhe pak fat, po ashtu”, tha Courtois.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.