Muhamet Sejdi Krasniqi, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale e Hagës. Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj përmes një konferencë për media.
Ai bëri të ditur se ish luftëtari i UÇK-së, Muhamet Krasniqi është ftuar në cilësinë e të dyshuarit dhe se ftesa i ka arritur me datë 20 qershor të këtij viti.
“Muhamet Sejdi Krasniqi i lindur në Ostrozub por me banim prej vitesh në Prizren. Ka marrë një ftesë nga zyra e Prokurorit Special e cila shkruan që është shkruar me 20 maj, por ky ka marrë ftesë dhe është njoftuar me 20 qershor të këtij viti. Ftesa është si i dyshuar dhe i është thënë që brenda 20 ditësh deklaratën ta japë në Hagë”, tha Haradinaj.
Haradinaj i është lutur mediave dhe të tjerëve se për çdo interesim shtesë lidhur me këtë rast, ta kontaktojnë zyrën e OVL-së së UÇK-së dhe të mos i drejtohen në asnjë mënyrë Muhamet Krasniqit.
Ai tha se kjo zyrë është e vetmja që mbështet të ftuarit nga Prokurori Special në Gjykatën e Hagës.
“Shteti i Kosovës njëherë për njëherë nuk është duke dhënë mbështetje direkte me përjashtim të kompensimeve për sa kemi informata prej atyre që kanë shkuar më parë.. buxheti që është ndarë është ndarë për të akuzuarit, kështuqë ne fatmirësisht nuk kemi ende të akuzuar”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.