×
  • Lajme
  • Rajon

    Shaip Kamberi synon të bëhet deputet edhe për një mandat në Parlamentin e Serbisë

    Reporteri
    16 Shkurt 2022 | 20:54

    Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, do të kandidojë edhe për një mandat në zgjedhjet e 3 prillit në Serbi.

    Kamberi ka njoftuar se Këshilli Qendror i Partisë për Veprim Demokratik, ia ka besuar atij edhe një kandidim për mandat të ri si deputet në parlamentin e Serbisë.

    “Falënderoj anëtarët e Këshillit Qendror të Partisë për Veprim Demokratik për besimin e tyre të kandidimit tim për një mandat të ri si deputet në zgjedhjet e reja parlamentare të 3 prillit në Serbi. Marrë përgjegjësinë dhe zotohem për vazhdimin e politikës që kam ndjekur në parlament. Me vullnet për ta bërë edhe më mirë”, ka shkruar Kamberi.

    Ai ka thënë se do të vazhdojë beteja politike dhe parlamentare për liri, demokraci, drejtësi dhe barazi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!