×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja e Jashtme e Suedisë pret në takim zëvendësministrin Berisha, diskutohet edhe për vizat

    Reporteri
    24 Qershor 2019 | 15:46

    Zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha, gjatë qëndrimit në një vizitë zyrtare në Suedi, është pritur nga Ministrja e Jashtme suedeze Margot Wallström.


    Berisha ka njoftuar se në pritjen në Stokholm, që i është bërë nga Ministrja Wallstrom, ai ka kërkuar që shteti suedez të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.

    Po ashtu, Berisha thotë se ka biseduar me ministren e Jashtme të Suedisë për avancimin e marrëdhënieve mes shtetit të saj dhe Kosovës në fushën e investimeve ekonomike.

    Berisha ka njoftuar, gjithashtu, se me ftesë të tij Ministrja e Jashtme suedeze Margot Wallström shumë shpejtë do të qëndrojë në vizitë në Kosovë.

    Margot Wallström përveç ministre e Jashtme mbanë edhe postin e zëvendëskryeministres së Suedisë.

    Ky është njoftimi i plotë:

    Në kuadër te vizitës zyrtare dyditore në Suedi, zëvendësministri i Jashtëm Anton Berisha është pritur në takim nga Ministrja e Jashtme e Suedisë, znj. Margot Wallström.

    Z. Berisha ka falënderuar Ministren Wallström për përkrahjen e Suedisë qysh nga vitet e ‘90ta, në fushën humanitare e më vonë politike, diplomatike dhe në përkrahjen e vazhdueshme në kuadër te Bashkimit Europian.

    Ishte qëndrim i përbashkët se marrëdhëniet dypalëshe janë të shkëlqyera dhe duhet avancuar, sidomos në fushën e investimeve ekonomike nga bizneset dhe ndërmarrësit suedezë.

    Z. Berisha ka kërkuar vazhdimin e përkrahjes se Suedisë, që liberalizimi i vizave për kosovarët të ndodhë brenda kësaj periudhe.

    Z. Berisha ka informuar Ministren Wallström për gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, në një proces të qartë kohor dhe qëllimor, në njohjen reciproke që do të mundësonte zgjidhjen e çështjeve të hapura, duke përfshirë edhe bashkëpunimin tregtar.

    Z. Berisha ka mirëpritur idetë e Ministres Wallstrom për iniciativa regjionale të tipit dhe sipas praktikave Nordike, si dhe përfshirjen e të rinjve të rajonit në projekte te përbashkëta rajonale dhe evropiane.

    Z. Berisha në emër të Qeverisë së Kosovës e ka ftuar në vizitë në Kosovë Ministren Wallstrom, e cila është përgjigjur pozitivisht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!