×
  • Lajme
  • Lajme

    Cilat shtete dhe sa policë u mobilizuan të arrestojnë Bashkim Osmanin

    Reporteri
    18 Shkurt 2022 | 14:30

    Një operacion i Rrjetit të Policisë Evropiane ka vënë në pranga Qazim Osmanin dhe vëllezërit e tij.

    Siç u raportua nga mediat belge fillimisht, vëllezërit Osmani u kapën në Kroaci, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net”

    Në operacionin e Eurpolit për kapjen e tyre morën pjesë 600 policë dhe operacioni u shtri në 7 vende evropiane.

    Ky operacion i përbashkët është rezultat i një hetimi ndërkombëtar kompleks që përfshiu Departamentin e Hetimeve Anti-Mafia (Dia) dhe Forcat Policore të Belgjikës, Spanjës, Gjermanisë, Holandës, Kroacisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, në bashkëpunim me Shërbimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë.

    Në shënjestër ishte një organizatë e trafikut të kokainës, në të cilën ishin të përfshirë edhe shqiptarët.

    Bashkim Osmani, 50-vjeçariga Kosova konsiderohet si kreu i këtij rrjeti mafioz. Ai raportohet se ka biznese të dyshimta në Gjermani, ku  ishte dënuar me gati katër vjet burg së bashku me vëllain e tij në 2008 për një krim ekonomik.

    Operacioni i Europol i quajtur “Shqiponja e zezë” e kapi Bashkim Osmanin në Kroaci. Pas pak ditësh, ai do të ekstradohet në Spanjë.

    Sipas hetimeve, rrjeti i drogës kishte për synim futjen e sasive të mëdha të kokainës në Evropë nga Amerika e Jugut përmes porteve të ndryshme evropiane. Droga më pas u shpërnda në të gjithë kontinentin në aeroplanë privatë, automjete, pako postare dhe kontejnerë transporti. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!