Një shi i rrëmbyeshëm ka përfshirë edhe sot qytetin e Rahovecit.
Ashtu si edhe ditë më parë si pasojë e shiut të dendur, janë vërshuar rrugë kryesore të këtij qyteti.
Qytetarë të kësaj komune kanë publikuar fotografi e video të vërshimeve nga vende të ndryshme, shkruan Reporteri.net.
Nuk ka ende ndonjë të dhënë për dëme eventuale të kulturave bujqësore, apo dëme të tjera në amvisëri.
Kujtojmë se Rahoveci është ndër komunat që më së shumti pëson nga reshjet dhe dëmet në kulturat bujqësore edhe vitet e kaluara kanë qenë të mëdha.
Shihni më poshtë njërën prej videove:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.