Policia ka arritur t’i arrestoj dy personat e dyshuar për rrëmbimin e një gruaje në Fushë Kosovë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i ka thënë Reporteri.net, se të dyshuarit për rrëmbimin e gruas janë duke u intervistuar në stacionin policor.
Kanë qenë aksioni i shpejtë i policisë si dhe bashkëpunimi i ngushtë me qytetarët dhe mediat, reagime këto që kanë rezultuar me identifikimin e shpejtë të personave të përfshirë në këtë ngjarje, të cilët aktualisht ndodhen në stacion policor ku po intervistohen”, ka deklaruar Ahmeti.
Ajo thotë se dyshohet se ky rast ka të bëjë me një mosmarrëveshje brenda familjes.
“Hetuesit policor në koordinim me institucionet kompetente janë duke punuar me qëllim të sqarimit të çdo rrethane që lidhet me këtë ngjarje e cila sipas hetimeve të zhvilluara deri tani dyshohet të jetë një mosmarrëveshje familjare”, thotë Ahmeti. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.