Një person i moshës 46 vjeçare në fshatin Pogragjë të komunës së Gjilanit, është gjetur i varur në oborrin e shtëpisë së tij, saktësisht në stallë të lopëve.
Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net policia rajonale e Gjilanit.
“Një person i moshës 46 vjeçare është gjetur i vrarë në oborrin e shtëpisë së vet. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është cilësuar si vetvrasje”, ka thënë Ismet Hashani zëdhënës i policisë së Gjilanit.
Ai ka thënë se rasti po hetohet dhe trupi i pa jetë i të ndjerit të dërgohet për obduksion në Prishtinë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.